Gazetari Armand Shkullaku i mëshon bindjes së Kryeministri Edi Rama e ka menduar se cili person do të jetë Presidenti i ri i Republikës.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Shkullaku bëri edhe një kërkesë publike për Kryeministrin Rama.
Sipas tij, nëse do të jetë femër, duhet të jetë edhe e pashme.
Armand Shkullaku: Jam shumë dakord që personaliteti i dikujt krijohet në beteja, në përplasje, por në këtë rast ai e ka caktuar se kë do vërë. E vetmja kërkesë që kam unë, t’ja bëj dhe Ramës publikisht, po edhe nëpërmjet Batonit, në qoftë se do e caktojë femër të paktën ta zgjedhi të mirë.
Blendi Fevziu: Të pashme thua ti?
Armand Shkullaku: Të pashme.
Blendi Fevziu: Jo se dhe ky është bullizëm.
Sonila Meço: Po pse duhet të jetë?
Armand Shkullaku: Kam qejf të jetë e pashme.
Sonila Meço: Ti shkruaj në email, çoje në email.
Armand Shkullaku: Ajo mund të jetë femër me shumë gjasë, të paktën të jetë e pashme.