Një nga ushtarët ukrainas duke folur nga brenda uzinës Azovstal- territori i fundit në Mariupol që nuk kontrollohet nga rusët  ka folur për BBC-në.

Svyatoslav Palamar nga regjimenti Azov tha se ushtarët kishin zmbrapsur valët e sulmeve.

Unë them se për sa kohë ne jemi këtu, Mariupoli mbetet nën kontrollin e Ukrainës’është shprehur Palamar.

Kapiteni Palamar tha gjithashtu se rusët kishin qëlluar mbi fabrikën e çelikut nga anijet luftarake dhe kishin hedhur bomba “për të shkatërruar bunkerin”.

Të gjitha ndërtesat në territorin e Azovstal janë pothuajse të shkatërruara.

‘Ata hedhin bomba të rënda, bomba që shkatërrojnë bunkerët të cilat shkaktojnë shkatërrime të mëdha. Ne kemi të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve. Disa civilë mbeten të bllokuar nën ndërtesat e shembura,” tha ai për BBC.

Kur u pyetën se sa mbrojtës ukrainas kanë mbetur në Mariupol, kapiteni Palamar u përgjigj thjesht “mjaftueshëm për të zmbrapsur sulmet”.

Ai tha se civilët ishin në vende të veçanta larg luftëtarëve.

 Ata ishin në bodrume me nga 80-100 persona secili, por ishte e paqartë se sa civilë kishte gjithsej pasi disa ndërtesa ishin shkatërruar dhe luftëtarët nuk mund t’i arrinin ato për shkak të sulmeve. 

‘Hyrja në disa prej bunkerëve u bllokua nga pllaka të rënda betoni që vetëm makineritë e rënda mund të lëviznin’, tha Palamar.

“Ne mbajmë kontakte me ata civilë që qëndrojnë në vende ku mund të arrijmë. Ne e dimë se atje ka fëmijë të vegjël deri në tre muajsh,” tha ai.

Luftëtari bëri thirrje që civilëve t’u sigurohet kalimi i sigurt nga fabrika e çelikut dhe bëri thirrje që një vend i tretë ose një organ ndërkombëtar të veprojë si garantues për sigurinë e tyre.

“Këta njerëz kanë kaluar shumë vuatje. Ata nuk u besojnë rusëve dhe janë të frikësuar,” tha ai, duke shtuar se ata kishin frikë nga torturat dhe vrasjet nga forcat ruse ose nga deportimi me forcë Rusi. 

Civilët e moshuar në fabrikën e çelikut kishin nevojë për ilaçe, ndërkohë që kishte edhe rreth 500 luftëtarë të plagosur rëndë, të cilët nuk po merrnin kujdesin e nevojshëm – duke përfshirë operacione të rënda si amputimet.

“Pas 52 ditësh bllokadë dhe luftimesh të ashpra, ilaçet po mbarojnë. Ne gjithashtu mbajmë trupat e pavarrosur të luftëtarëve tanë, të cilët duhet t’i varrosim me dinjitet në territorin e kontrolluar nga Ukraina,” tha ai.

Kapiteni Palamar tha se mbrojtësit ukrainas gjithashtu donin të siguronin evakuimin e tyre nëse ishte e mundur – por nuk mund të bëhej fjalë për dorëzim.

“Sa i përket dorëzimit në këmbim të rrugës së sigurt për civilët, shpresoj se të gjithë e dimë se me kë kemi të bëjmë. Ne e dimë patjetër se të gjitha garancitë, të gjitha deklaratat e Federatës Ruse nuk vlejnë asgjë.”

Ai tha se shumë nga mbrojtësit e mbetur në Azovstal erdhën nga Krimea, e aneksuar nga Rusia në vitin 2014, si dhe nga rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk. 

Ai vetë ishte martuar atje dhe fëmija i tij kishte lindur atje.

“Unë kam qenë dëshmitar se si ky qytet po zhvillohej. Si ky qytet u bë perla e Azovit dhe është një vendlindje edhe për mua,” tha ai.

“Rusia nuk po rinovon apo rindërton asgjë. Ajo synon të shkatërrojë dhe terrorizojë. Nëse biem bota e qytetëruar do të jetë në rrezik.”