Darwin Nunez është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar për merkaton e verës.
Sulmuesi 22-vjeçar po përballet me shifra të frikshme me ekipin portugez, dhe kjo gjë ka bërë që ekipet e mëdha të Evropës të hedhin sytë nga ai. Manchester United është një nga ekipet e interesuara për të, sidomos me ardhjen e teknikut të ri Erik ten Hag, të cilët drejtuesit e klubit mund të plotësojnë dëshirën e tij.
Por së fundmi raportohet se PSG është futur në garë për shërbimet e tij. “The Athletic” shkruan klubi francez ka kontaktuar agjentin e tij dhe po kërkon të informohet për detajet.
Benfica e vlerëson minimalisht Nunezin rreth 70 milionë euro