Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të premte me 12 vjet burg, ish-shefin e Policisë në Dhermi, Sokol Bode.
Mbi të rëndon akuza e kultivimit dhe trafikut të lëndeve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me grupin e “Habilajve”.
Bode u dënua në mungesë, pasi vijon të mbetet në arrati. /tvklan