Deputetja demokrate Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvendin e PD u drejtoi një mesazh demokratëve “zemërthyer”, të cilët nuk ishin të pranishëm në sallë.
Ajo tha se ky kuvend e dëgjon edhe zërin e tyre, pasi të gjithë kanë nevojë për ta. Sipas saj ky Kuvend ka për qëllim për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për ta bërë më të fortë e më të madhe.
Vokshi: Është dita e triumfit të votës së lirë. Unë jam rritur me PD, jam gëzuar dhe dëshpëruar me të, kam humbur e fituar, por kurrë nuk kam vënë në dyshim forcën e PD për t’u ringritur. Une sot edhe si kryetare e Komisonit të Kontrolllit dhe Organizimeve kam marrë mijëra mesazhe dhe falenderime.
Më duhet të pohoj se asnjëherë më parë demokratët nuk kanë patur më shumë besim dhe entuziazëmn te vota e lirë. Për herë të parë anëtarësia përzgjodhi dhe propozoi me votën e tyre, duke mos patur asnjë ndikim. U zgjodhën 70 kryetarë të degëve me një proces transparent. A patëm probleme me listat e trashëguara? Sigiurisht që po. Jam krenare që sot për herë të parë PD ka më shumë vajza dhe gra në strukturat e saj. Sot në opozitë dhe nesër në qeveri gratë do të jenë shtylla e PD. Kam një mesazh për ata demokratë me zemër të thyer: Ky kuvend e dëgjon edhe zërin tuaj, të gjithë kanë nevojë për ju.
Ne nuk jemi këtu për disa poste, por për të bërë PD më të fortë , më të bashkuar dhe me të madhe. Ne do të punojmë dhe sakrifikojmë të gjithë bashkë. Të gjithë sëbashku le ta bëjmë PD forcën politike që mbështet gra e vajza dhe mbështet më të mirën. Do të jemi krenarë që u bëmë pjesë e vrullshme e PD. Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë gratë demokratë dhe për të gjithë ata demokratë dhe për liderin Sali Berisha që u kthye në PD dhe na mbushi me forcë.