Policia e Fierit ka vënë në pranga një person, i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti të parkuar.
Në kuadër të operacionit “Ndjekja” u bë i mundur arrestimi i 30-vjeçari A.(M). Ç., i cili pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Petovë me shtetasin M. S., qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” të tij.
Duke përfituar nga errësira 30 vjeçari arriti të fshihej në pyll dhe të strehohej në një banesë të pabanuar të një familjari të tij.
Pas disa orëve ndjekjeje dhe falë angazhimit dhe kontrolleve të shumta të kryera nga forcat e Policisë së Fierit u bë e mundur ditën e sotme kapja e tij dhe gjetja e armës me të cilën qëlloi.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.