Një incident i rëndë ka ndodhur sot para ndeshjes Kastrioti-Egnatia, e cila do të startojë në orën 16:45. 

Disa persona dhe pjesëtarë të skuadrës krutane kanë sulmuar verbalisht dhe me pas kanë goditur sulmuesin e Egnatias, Pedro Augusto!

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë momentit kur skuadra e Egnatias po hynte në ambjentet e stadiumit! Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të FSHF që Egnatia të pranojë të përgatitet që t’a luajë ndeshjen.