Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK.
“Rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”, tha ai.
Nga informacionet paraprake raportohet se autori dyshuar është një zyrtar policor. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.