58 vjeçarit i gjejnë lopën e pamatrikulluar, Policia e Korçës nxjerr njoftim: E proceduam penalisht, nuk kishte dokumentin përkatës.
Një 58 vjeçar është proceduar penalisht në Korçë, pasi Policia e ka kapur duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë.
Sipas njoftimit të Policisë, D.XH, është proceduar për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë filluan procedimin penal për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Lajthizë, Pustec, ky shtetas u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë”, njofton policia.