Presidenti Ukrainas Volodomyr Zelensky iu drejtua me një videomesazh Parlamentit shqiptar të martën e 3 majit, duke kërkuar kufizimin e marrëdhënieve me Rusinë.
“Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global. Sado e vështirë të jetë duhet të kufizoni marrëdhëniet me Rusinë se nesër Rusia do përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë. Ju kërkoj të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizoni ardhjen e turistëve rusë”, theksoi presidenti i Ukrainës.
Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një perseritje e kërcënimi të tillë”, theksoi Zelensky.