Luan Probati, ekspert i njohur i shërbimeve sekrete, është ndarë nga jeta në orët e para të kësaj të enjteje. Newsbomb.al mëson se pak pas mesnate, rreth orës 01.00, Luan Probati ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot. Ai është djali i “Heroit të Popullit” Hekuran Probati, rrugën e të cilit e ndoqi dhe vetë duke u dalluar si një nga specialistët më të mirë në vend për shërbimet sekrete.

Para viteve ’90, Luan Probati ka shërbyer si operativ i Shërbimit Sekret dhe mbulonte inteligjencën universitare, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, pas vitit 1997 Probati shkoi si Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit për SHISH-in.

Në kohën kur ai ishte Inspektor për Shërbimin Informativ të Shtetit, kryeministër i vendit ishte Ilir Meta.