Policia e Fierit ka ushtruar kontrolle të shumta në Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.
37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Njoftimi i policisë së Fierit:
Kontrolle masive në territorin e qarkut Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ëide”.
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Ëide”, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore të DVP Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të FNSH Fier.
37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.