Sali Berisha dhe Ibsen Elezi do jenë në garë për kreun e Partisë Demokratike. Zgjedhjet pritet të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që rregullorja i është nënshtruar ndryshimeve të forta për të siguruar një garë të barabartë.
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:
Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:
1. Z. Sali Berisha
2. Z. Ibsen Elezi
Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.