Kryeministri Edi Rama do të niset mbrëmje sotme drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Burime bëjnë me dije se krahas temës së strehimit të emigrantëve, pritet të diskutohet edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.
Sipas axhendës, ditën e nesërme Rama pritet të marrë pjesë në konferencën e VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit.
Axhenda e plotë:
Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)
09.00
Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror
Seanca e mëngjesit (e hapur)
– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian
– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon
– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile
11.15
Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë
11.30
Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë
13.30
Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)
– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
+/- 15.30
Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
17.30
Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.