Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur ditën e sotme në Kaçanik, Kosovë.

Mediet kosovare bëjnë me dije dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar me armë dhe njëri prej tyre  ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për  hetimin e zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit.

Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt