Të pakën katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin Almaty të Kazakistanit.
Mediat e huaja shkruajnë, se avioni ushtarak An-26 u zhduk nga radarët në orën 17:20 sipas kohës lokale. Sipas raportimeve, avioni që i përkiste Shërbimit Kufitar të Komitetit Kombëtar të Inteligjencës së Kazakistanit, u rrëzua gjatë uljes emergjente.
Si pasojë e këtij aksidenti ajror, 4 nga gjashtë personat në avion humbën jetën, ndërsa dy të tjerët, janë dërguar me urgjencë në spital.
Departamenti i Situatave Emergjente në Almaty, njoftoi se në rajon janë dërguar ekipe për të hetuar shkakun e aksidentit.