Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportojnë se “flakët e verdha Altamura” gjatë një kontrolli në makinën e shqiptarit gjetën 5.4 kg kokainë.
Raportohet se nëse droga do të ishte shitur në treg kapte vlerën e 700 mijë euro. Shqiptari është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa është dërguar me urdhër të Gjykatës së Barit në paraburgim.