Ditën e djeshme Egnatia News ngriti problematikën e mbetjeve në fshatin Godolesh të Njësisë Administrative Labinot Fushë të Elbasanit.
Ditën e sotme Inspektoriati i Mjedisit i Bashkisë së Elbasanit, menjëherë pasi është kontaktuar nga Egnatia News shprehet se deri në fund të këtij muaji situata e mbetjeve në fshatin Godolesh do të marrë fund.

Ismail Dybeli, shefi inspektoriatit të Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit shprehet se banorët në fshatin e Godoleshit janë të papërgjegjshëm në hedhjen e mbetjeve, por kjo ka ndodhur dhe si shkak i mos tërheqjes së mbetjeve nga ana e inspektoriatit tonë. Infrastruktura rrugore e fshatit të Godoleshit nuk lejon që mjetet ekologjike të ngjiten pasi rruga është tepër e ngushtë.

Pas publikimit të lajmit nga Egnatia News janë marrë masa urgjente për pastrimin dhe sistemimin e zonës nga mbetjet.

Fshati Godolesh prej gati një viti ka hasur problematikën e grumbullimit të mbetjeve, por pas ngritjes të problemit nga Egnatia News, zona do të pastrohet nga mbetjet brënda muajit, duke vendosur dhe kosha të mbeturinave për banorët.