Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK-ut për të nisur hetim ndaj tij.
Meta ka thënë gjatë një deklatare për media nga Presidenca se do të jetë ai që do të shkojë në SPAK me fakte dhe prova për korrupsionin e qeverisë.
Pjesë nga deklarata e Metës:
Që shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë, i cili gjithashtu është cënuar falë marrëveshjes 5 vite më parë, edhe çështja e Kosovës, janë dëmtuar seriozisht nga marrëveshja e 5 viteve më parë. Kështu që ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën. Ajo që presin është llogaridhënia. Mua mund të më bëjë përshtypjes se pse ka frikë kryeministri nga drejtësia të cilën e ka kapur për fyti.
I bën thirrje SPAK-ut që të hetojë Ilir Metën? Pa diskutim, shumë mirë bën që e bën këtë gjë, madje t’i çojë dhe pyetjet. Ilir Meta ka armët më të forta, drejtësinë dhe të vërtetën. E keni parë ndonjëherë Ilir Metën t’i shmanget drejtësisë? Për një gjë dua ta siguroj zotërinë, pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe dhjetra mijëra shqiptarë do shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova.