U zhvillua sot në Elbasan konferenca për hapjen e degës së dhomës kombëtare të ndërmjetësimit në Elbasan . Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte zv. ministri i drejtësisë z. Klajdi Karameta.

Egnatia News është duke ndjekur një rast emërimi abuziv në kadastrën e Elbasanit .
I pyetur nga Egnatia News për këtë rast, zv. Ministri shmangu përgjigjen duke u justifikuar se ka axhendë dhe se ka një darkë.
Edhe pse ora ishte 11 e paradites, darka duhet të ketë qënë e një rëndësie të veçantë për zv. Ministrin i cili u pyet dhe për një noter të cilit burime për Egnatia News thanë se i është hequr liçensa .
Zv. MInistrit ti bëjë mirë darka por informimi publik ligjërisht prevalon nga darka që mund të ketë zv. Ministri.