Një gropë e madhe është hapur në një fshat në Belsh, duke tërhequr vëmendjen e banorëve.

Bëhet fjalë për një gropë karstike, fenomen natyror mjaft i njohur. Nga pamjet që sjell abcnews.al nga fshati Cestije shihet se është disa metra e thellë.

Fenomeni natyror i krijimit të gropave karstike është bërë i shpeshtë në këtë zonë për shkak të formacionit të saj gjeologjik, kanë shpjeguar ekspertët. Gropa të tilla janë shkak i krijimit të një numri të madh liqenesh karstike.