Dritan Demiraj është një nga emrat që opozita ka propozuar për t’u zgjedhur si Presidenti i ri i vendit, krahas 7 propozimeve të tjera.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka falenderuar deputetin Bledian Nallbati për propozimin dhe deputetët e tjerë demokratë për mbështetjen, teksa thotë se do i përfaqësojë me dinjitet në këtë garë të rëndësishme.
Reagimi:
Te nderuar miq!
Deshiroj te falenderoj dhe te shpreh mirenjohjen ndaj deputetit te Devollit z. Bledian Nallbati per propozimin per President te Republikes, por ne te njejten kohe edhe deputetet e tjere te grupit parlamentar te Partise Demokratike per mbeshtetjen e emrit tim.
Ne te njejten kohe shpreh mirenjohjen dhe perkushtimin maksimal tju perfaqesoj me dinjitet ne kete gare kaq te rendesishme per kreun e shtetit Shqiptar.
Propozimet e grupit të PD që do kalojnë në diskutim të thelluar:
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Visar Zhiti
5.Rexhep Uka
6.Halim Kosova
7.Dashamir Shehu
8.Leka Zogu