Flakët kanë përfshirë katin e tretë të një pallati në Fier. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen “29 nëntori” gjatë orëve të pasdites së sotme.
Mësohet se ky kat ka qenë i pabanuar dhe më parë ka shërbyer si ambient i drejtorisë së shërbimit parësor.
Menjhëherë në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit, të cilët kanë vënë nën kontroll flakët, ndërkohë ende nuk dihet dëmet e shkaktuara nga zjarri.