Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike bën me dije se pjesëmarrja për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së ka arritur në 24,165 deri në orën 13:00.
“Procesi vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit”, bën me dije Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale duke i ftuar të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.