Një numër i lartë tifozësh të Feyenoord kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së tyre dhe Romës në finalen e Conference League. Të ardhur në qejf nga birra në zonën e Pedonales dhe situata e krijuar, holandezët nuk e kanë fshehur entuziazmin.
Madje, një prej tifozëve e ka shprehur këtë edhe para kamerave. Gazetarja Glidona Daci është hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live. Një tifoz holandez i është afruar edhe e ka puthur në faqe.
Më pas, i kërkon që të formojnë me duar një zemër. E gjithë situata është pritur me humor, ndërkohë që pas gazetares, tifozi duket shumë i ekzaltuar. Edhe të tjerët nga mbrapa qeshin dhe duartrokasin.