Tifozët holandezë kanë mbërritur sot në Shqipëri, një natë para finales  së madhe të Conference League, ku italianët e Romës dhe holandezët e Feynoord,do të përballen për kupën e këtij eventi të rëndësishëm.

Përveç Tiranës, tifozët holandezë janë vendosur në Durrës, duke shfrytëzuar temperaturat e larta e duke iu dhënë mundësinë për të bërë plazh.  

Ata kanë kaluar pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit, teksa konsumojnë birra në lokalet buzë detit dhe këndojnë. Ndërsa ditën e nesërme, ata do të  shoqërohen ditën e nesërme drejt kryeqytetit nga forcat e policisë