Edi Rama thotë se lajmi për taksimin e biznesit të vogël është i rremë. Ky reagim i kryeministrit vjen pas disa lajmeve që janë shpërndarë pasdite në media, se nga janari i vitit 2023 do të rikthehen taksat për biznesin e vogël.
Rama thotë se Partia Socialiste e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për biznesin e vogël dhe kjo nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029.
Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike”, shkruan Rama në Twitter.
Sipas mediave, një projektligj i ri mbi të ardhurat vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset. Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre, thotë prjektligji, për të cilin Rama thotë se është “tutkundëri mediatike”.