Seanca plenare e parashikuar për ditën e nesërme nuk do të zhvillohet. Me anë të një njoftimi për mediat, Kuvendi njofton se punimet e parashikuara për nesër do të zhvillohen në një datë tjetër.
Ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet.
Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Kuvendit nuk jep sqarim për arsyet e anulimit të punimeve të ditës së nesërme.