Një cisternë nafte në pronësi të Greqisë është sulmuar në Gjirin Persik. Sipas informacioneve nga mediet e huaja, cisterna me emrin “Delta Poseidon” e kompanisë detare “Delta Tankers”po udhëtonte në Gjirin Persik drejt Agios Theodoros, ku ndodhen rafineritë e Motor Oil.
Anija u nis nga porti i Al Basrah dhe në momentin e sulmit po udhëtonte me një shpejtësi mesatare prej 12.5 nyje. Ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit Tregtar janë në linjë të hapur për të koordinuar lëvizjet e tyre.
Të dhënat e mëparshme tregojnë se sulmi mund të jetë një hakmarrje për kapjen e një anijeje ruse që transportonte naftë iraniane, në Karysto.
Në cisternën “Delta” ndodheshin 25 anëtarë të ekuipazhit. Sulmi i cisternës është bërë me helikopter nga i cili kanë zbritur shtatë persona të armatosur. Deri më tani nuk ka qenë e mundur që Ministria e Jashtme apo Transporti Tregtar të komunikojnë me anijet.