Helikopteri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, ka sjell pasditen e sotme në spitalin e Traumës nënkomisarin Rrok Frroku, i cili u rrëzua në humnerë teksa kontrollonte për hashash në zonën e Dukagjinit.
Policia ndan pamjet nga operacioni i kërkim-shpëtimit në malësitë e Dukagjinit dhe thotë se me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit Nano u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit.
Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë drejt Spitalit Ushtarak.
Nënkomisari Rrok Frroku i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Policisë ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim jashtë shtetit.
Policia e Shtetit falënderon KFOR Kosovën për ndihmën e çmuar dhe gatishmërinë e shprehur duke dërguar menjëherë helikopterin, Forcat e Armatosura që ju përgjigjën gjithashtu menjëherë kërkesës për të vendosur në dispozicion një helikopter.
Por për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit për rastin:
Falë ndihmës së KFOR-it u mundësua transportimi me helikopter, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, i oficerit të Policisë, i cili, si pasojë e terrenit shumë të vështirë me një shkallë të lartë rrezikshmërie, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin u rrëzua dhe ra në humnerë, një ditë më parë.
Oficeri i Policisë u rrëzua gjatë kontrollit në terren së bashku me grupin e kontrollit, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Me interesimin e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, u bë e mundur që një helikopter i KFOR-it në Kosovë, të nisej me urgjencë nga Kosova në drejtim të Dukagjinit.
Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë.
Oficeri i Policisë i është nënshtruar menjëherë një trajtimi të specializuar mjekësor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga ekipi i Spitalit Ushtarak Tiranë, ofrimin e të gjitha shërbimeve të specializuara, dhe në rast nevoje transportimin e oficerit të Policisë për kurim, jashtë shtetit.