Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 34 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Cërrik, pasi ka kanosur me fjalë fqinjin e tij, shtetasin S. B., 64 vjeç, dhe është futur në banesën e 64-vjeçarit, pa miratimin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.