Kamza nuk ka gjetur qetësi pak pas mesnatës së djeshme. Në orën 00:20 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një biznesi në pronësi të shtetases E.M.
Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve’, njofton policia.
Ndërkohë blutë kanë dhënë informacion edhe për shpërthimin me eksploziv në automjetin Audi Q7, e cila ka ndodhur vetëm 40 minuta më pas në një tjetër bulevard në Kamëz.
“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.