Gjykata e Posaçme, GJKKO shpalli vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa dhe personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë lokale Sali Hasa ka fituar lirinë, pas vendimit të GJKKO e cila dënimin me 2 vite burg për akuzën e “korrupsionit”, ia ka konvertuar në katër vite shërbim prove.
Sali Hasa ka fituar pafajësi për akuzën e “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, raporton gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi.
Dënimet për personat e tjerë:
Julian Zerja dënohet me 8 muaj burg dhe gjykata vendos shuarjen e masës dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia pasi e ka shlyer dënimin me periudhën e paraburgimit.
Napolon Hodajn (me detyrë OPGJ) është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.
Bledar Hajredini është dënuar me 3 vite shërbim prove.
Emiljano Mirani është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.
Markeljan Alinani u dënua me 2 vite burg.
Elisona Papa eshte denuar me 16 muaj shërbim prove dhe shuarje të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Qerim Ruci eshte denuar me 1 vit e 6 muaj burg.