Ikja masive i te rinjve nga vendi ka boshatisur auditoret . Duke mos pasur student ne degët e Universiteteve ne Shqipëri. Për këtë arsye Ministria e Arsimit pak ditë më parë mori vendimin qe maturantët me mesataren 6.5 mund te vazhdojnë studimet ne universitetet publike në degë të ndryshme sic janë gjuhë – letersia apo Histori – Gjografia. Këto degë i privojn maturantët që në fund te mos bëhen mësues. Jo të gjithë ata që vijojnë për Gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues në fund për të vijuar masterin mund të ketë nga ata që do bëhen përkthyes apo të punojnë në një institucion tjetër eshte shprehur Znj.Ministrie. Qytetarë të Elbasanit shprehen për Egnatia News qe maturantët të cilët duhet të vazhdojnë universitetin duhet te kenë një mesatare më të lartë . Ndërsa sa i takon degës se mësuesisë, maturantët me mesatare 6.5 nuk mund te jenë mesues të ardhshëm për brezat ne vijim. Qytetarët karahasojn mësuesit e brezave të tyre te cilet kanë dhënë dije dhe sakrifikuan për disa breza qe shkëlqyen jo vetëm në Shqipëri po dhe në Europë e SHBA .
Sipas ministres Kushi, ky kusht i mesatares “ka qenë shqetësim që numri i regjistrimeve ka qenë i ulët për shkak të kufizimit të mesatares”.