Anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste janë duke vijuar diskutimet për 10 kandidaturat për presidentin e ri.
Të mbledhur në selinë rozë, socialistëve u është kërkuar që telefonat t’i lënë jashtë sallës së mbledhjes. Kjo për të penguar çdo rrjedhje të emrit të kandidatit për president.
Kryeministri Edi Rama do të bëjë publik emrin pas mbledhjes.
Gjatë ditës së nesërme emri do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili do të vlerësojë kushtetueshmërinë dhe kriteret ligjore.
Në orën 18:00 do të nisë seanca e posaçme parlamentare për raundin e katër të zgjedhjes së Presidentit ku do të votohet emri i propozuar nga socialistët, për zgjedhjen e të cilit duhen 71 vota.