Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot prapaskenat se si u arrit në kandidaturën e Bajram Begajt për President të ri të vendit, gjatë diskutimeve të premten në Kryesinë e PS.
Rama tha se kishte disa profile që janë përjashtuar automatikisht, si deputetët e vetëofruar të PS, apo personazhe politikë të PS me kontribut të çmuar, jo aktivë, si Fatos Nano.
Rama për kandidaturën e Bajram Begajt tha se “u bë diskutim shumë serioz se çdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve”.
Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshiture pastaj konsensualisht, duke i dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale, edhe pse dhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë diskutim shumë serioz se cdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve, u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot në grup të propozonim këtë kandidaturë”.
Fjala e Ramës:
Patëm tre drejtime të përcaktuara për profilet prej propozimeve të bëra.
Një drejtim ishte i të vetëpropozuarve këtu në grupin parlamentar, që u përjashtua menjëherë se parimi i vënë publikisht që ne jemi këtu me të gjitha votat por jemi në dispozicion të Republikës jo thjesht të PS e të vetvetes.
Pavarësisht si u spekulua si ndodh rëndom që kjo ishte një lojë, e kemi thënë që nuk do kishim kandidat nga grupi parlamentar i PS.
Drejtimi i dytë ishte që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit parlamentar të PS, që nga kryetari i partisë Fatos Nano e me radhë, për të cilët ne kemi respektin më të madh por për arsyet e thëna dhe publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga përfshirja në përzgjedhje se në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve.
Pavarësisht si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë në fund të mos ndihen asesi të përjashtuar nga këndvështrimi i PS mbi jetën publike, politike, e zgjidhjet që duhen bërë.
U fokusuam tek drejtimi i tretë ku grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura, gra e burra të nderuar me profile të ndryshme që nga jeta publike, akademike, deri te profile që vinin nga t tjera drejtime politike.
Pas një diskutimi shumë cilësor, e pas vënies në peshore të çdo kandidature, duke ruajtur respekt për gjithë personat, pavarësisht mbledhjes së mbyllur, diskutimit konfidencial, u ruajt respekti deri në fund për gjithë personat që edhe pa dijeninë e tyre fare ishin të përfshirë.
Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshiture pastaj konsensualisht, duke i dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale, edhe pse dhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë diskutim shumë serioz se cdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve, u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot në grup të propozonim këtë kandidaturë.