Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ajo shprehet besimplotë që së bashku me homologun e saj të thellojë raportin e bashkëpunimit vëllazëror mes dy vendeve tona.
“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE”, shkruan Vjosa Osmani.
Ndërkohë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke i shprehur suksese në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve.
“Shqipëri urime presidenti i ri i Republikës! Presidentit të sapozgjedhur Bajram Begaj, i uroj shumë sukses në kryerjen e detyrave në shërbim të Shqipërisë e të shqiptarëve!”, ka shkruar Haradinaj.