Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka folur në seancën e sotme plenare për situatën në ishullin e Sazanit, i cili prej tre ditësh ndodhet në flakë.
Në fjalën e saj Zhupa akuzoi ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se nuk ka helikopterë për emrgjencat civile dhe sipas saj zjarret bien vetëm atje ku është e nevojshme.
Ndër të tjera ajo u shpreh se qeveria ka lejuar ndërtime dhe ka hequr me VKM 800 hektarë në zonën e mbrojtur të Butrintit.
Zhupa: E hapim sezonin turistik me zjarre strategjike, të cilat bien pikërisht aty ku duhet, o të fshihen gjurmët e një krimi, ose aty ku duhet të ndërtohen toka të reja për investimet strategjike. Në dështim të plotë të menaxhimit të këtyre zjarreve Ministria e Mbrojtjes duhet te jepte llogari dhe të sqaronte publikun për gjendjen në Sazan. Nga 4 helikpterë “cougar”, 2 i ka në Poloni , 1 në Itali dhe të 4-tin në Farkë sepse nuk del dot se ka rrjedhje vaji.Kjo është gjendja e ushtrisë shqiptare për gjendjen e emergjencës. Kjo është eficenca e një shteti që ka dështuar me ritme ulëritëse.
Turizmi ka nisur dhe ju e keni nisur ën Sarandë shumë më parë, me afera. E keni nisur duke hequr nga 26 janari, nga zonat e mbrojtuara të Butrintit, 800 hektarë për të hapur toka për ndërtime. Ju keni ndërtuar, ata oligarkët kanë ndërtuar në atë që ishte zona e mbrojtur. Ky ndëtimi këtu është në zonën e Pemës së Thatë, këtu nuk mund të ndërtohej, këtu është prekur bregdeti shkëmbor. Ju e keni lejuar që të ndërtohet. Por ju e keni hequr edhe nga zona e mbrojtur me VKM e Janarit që ky ndërtim të vazhdojë dhe të zmadhohet me dy resorte të tjera.