Gjendet një kufomë e dekompozuar në fshatin Kreshovë, Kolonjë.
Paraprakisht mësohet se trupi është gjetur nga dy barinj të këtij fshati. Kufoma i përket seksit mashkull, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kolonjë/Informacion paraprak:
Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.