Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Në Gizi të Athinës është gjetur e vdekur një 62-vjeçare me origjinë shqiptare.
Gruaja është konstatuar e pajetë në dhomën e gjumit të saj në shtëpinë që ndodhet në rrugën Tcopanakou në Gizi të Athinës.
Shqiptarja u gjet pa shenja jete nga punonjësit e ndihmës së shpejtë të ambulancës të cilët u njoftuan nga burri i saj, i cili është larguar pa lënë gjurmë dhe po kërkohet nga autoritet vendase i dyshuari kryesor për këtë krim.
Vlen të theksohet se porta e shtëpisë nuk ka pasur ndonjë shenjë që është hapur me forcë.