Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka njoftuar mbledhjen e grupit ditën e nesërme.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë blu. Burime bëjnë me dije se gjatë këtij takimi, do të diskutohen fillimet e procesit të reformës territoriale.
Ndërkohë, të mërkurën do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për reformën territoriale. Demokratët do të konsultohen mbi dokumentin për çështjet që do të diskutohen në këtë komision.
“Nesër në orë 15:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi.Mbledhja bëhet për të diskutuar mbi fillimin e procesit te reformes territoriale duke qenë se të mërkurën do të ketë mbledhjen e parë komisioni për reformën territoriale. Jeni të lutur të konsultoni dokumentin bashkëngjitur për çeshtjet që do diskutohen.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin drejtuar deputetëve.