Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që i posedonte.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi:
G. T., 23 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari” Elbasan.
Gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat ky shtetas i ka hedhur në tokë kur ka parë shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.