Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta por dyshohet për një defekt teknik në mjet.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit
