Ish kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në një vizitë në Baku, Azerbajxhan ka vijuar takimet me pjesëmarrës të forumit global.
Sot Berisha është takuar me bashkëpresidenten e këtij forumi, Vaira Vike-Freiberga. “Me bashkepresidenten e Forumit Global te Bakus, Vaira Vike-Freiberga”, shkruan Berisha.
Ndërkohë ai ka njoftuar anulimin e konferencës së përjavshme me gazetarët për shkak të punimeve të këtij forumi.
Një natë më parë, Berisha darkoi në Azerbajxhan me presidenti Ilir Meta i cili po ashtu po merr pjesë në forumin global të Bakusë. Kjo ishte dalja e tyre e parë bashkë pas replikave në distancë për dekretimin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt që i hapi atij rrugën zgjedhjes së president.