Deputeti dhe njëkohësisht sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, është shprehur se kjo forcë politike i ka marrëdhëniet e shkëlqyer me LSI-në.
Noka u shpreh gjatë një interviste në “Ora News” se LSI-së është aleati kryesor i PD-së në përballje me regjimin e Edi Ramës dhe se ka peshën kryesore rë raport me aleatët.
Me LSI kemi një marrëdhënie të shkëlqyer e kemi pasur që në fillim të lëvizjes, vazhdojmë ta kemi dhe të jeni të sigurt që do ta kemi. Është aleati kryesor i PD-së në përballje me regjimin kriminal dhe korruptoiv të Edi Ramës. Ka peshën kryesore në raportin e PD-së me aleatët. Sigurisht që ka edhe respektin maksimal të PD”, tha Noka.
Teksa është pyetur a pati ndikim në marrëdhëniet mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, dekretimi i presidentit Bajram Begaj, Noka u shpreh:
“Kjo gjë nuk ka të bëjë me marrëdhëniet mes LSI-së dhe PD-së. Ai ishte një ndryshim këndvështrimesh përsa i përket procedurës së zgjedhjes së presidentit. Nuk ishte as një gjë që mund të kriste LSI-në dhe PD-në”, u shpreh Flamur Noka.