Në Prrenjas dëmtohet fadroma e bashkisë. Fadroma ishte vendosur në fshatin Stravaj në oborrin e një banori për ruajtje, por gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme rreth orës 02:00, persona të pa identifikuar kanë shkuar pranë fadromës duke e goditur me gurë e duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Xhamat e thyer si dhe tubat e prerë e nxjerrin jashtë funksionit këtë fadromë me vlerë 200.000€ e cila u dhurua nga shteti shqiptar çdo bashkie nga një fadromë.
Ende nuk dihet sesi asete publike të bashkisë lihen në ruajtje jashtë ambjenteve të bashkisë ku ky përbën një skandal të vërtet nga kryetari i bashkisë Prrenjas. Sakaq policia ka administruar provat e gjetura në vendngjarje por ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.