Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme ku në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni i Thatë u gjet arsenal armësh.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se arsenal i gjetur dyshohet se i përket një grupi të fuqishëm kriminal, që operon në Shqipërinë e Mesme. Sipas të njëjtave burime mësohet se armët e sekuestruara, disa prej të cilave edhe ishin modifikuar e përshtatur si Snajper me shënjestra optike, do përdoreshin për ekzekutime mafioze.

Zbulimi i këtyre armëve, mund të zbardhë edhe atentate, apo tentativa vrasjes që kanë ndodhur vitet e fundit. Hetuesit janë duke kryer hetime itensive për identifikimin e personave të tjerë që janë pas këtij aktiviteti, pasi sipas të dhënave i riu, i arrestuar nuk është i vetem i përfshirë në ketë aktivitet kriminal.

Ndërkohë armët janë dërguar ne laboratorin e ekspertizës jo vetëm për të mësuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale, por edhe për të gjetur shenja gishtërinjsh apo gjurmë ADN-je, të personave të tjerë tek armët e sekuestruara.

Gjithashtu për ekspertizë janë dërguar dhe aparatët celularë dhe laptopi i sekuestruar, me shpresë për të zbardhur aktivitetin kriminal të personave të përfshirë.

Kujtojmë se arsenal i armëve u gjet ditën e djeshme në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni i Thatë./faxnews