Ka mbërritur sot në Shqipëri ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence. Ai ka vizituar kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë, ku të pranishëm janë kreu i grupit të PS Taulant Balla, kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Nga radhët e Rithemelimit i pranishëm në aktivitet ishte deputeti Belind Këlliçi. Mike Pence do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës shqiptare.
Në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.