Fatkeqësisht Erald Totilla, 40 vjeç, i cili u aksidentua ditën e sotme me një betionere ka ndërruar jetë në spital.
Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e sotme në afërsi të TEG-ut ku Erald Totilla, teksa ishte duke udhëtuar me motorr u përplas me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:
Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.