Nga Albana Tare

(Ne shqiptaret e paskemi mallkim qe cdo 30 vjet te ndryshojme kurs ne drejtim te mesimit te gjuheve te huaja, duke u orientuar vec nga politika! E se fundi radhen e paska turqishtja!)

Ne nje marreveshje mes Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe qeverise se Turqise, per bashkepunim ne fushen e arsimit, botuar ne fletoren zyrtare dt 2 mars 2021…vendoset futja e gjuhes turke ne programin e studimit parauniversitar si lende me zgjedhje, si dhe shkembim pervojash ne permiresimin e materialeve mesimore mes dy vendeve!

Eshte e cuditshme, pikerisht se ne kohen kur ne duhet te marrim masa per permiresim cilesie te pervetesimit te vete shqipes, e cila sa vjen e le per te deshiruar tek parauniversitaret dhe universitaret tane, rendim te bejme tonen e te perhapim deshiren per nje tjeter gjuhe te huaj, ndikimin e se ciles bashke me mentalitetin kulturor qe percjell, e kemi jo te vogel!

Shqetesimi im per kete problem shkon …

1…
Kjo marreveshje qe ka mese 2 jave lidhur, nuk iu be me dije pothuajse fare publikut! Te gjitha stacionet televizive heshten per kete!
2…
Turqishtja vertete ka ndikim te ndieshem jo vetem ne fjale e ne frazeologjizma ne shqipen tone, por edhe ne kulture mendimi qe sjell me vete, se sic i thone nje fjale…”Une mendoj ne gjuhen qe flas!” …e keshtu i bie qe te frikohemi se ajo do te jete dominante shume shpejt nder gjuhet e huaja, futur ne programet tona!

3…
Sigurisht…kulture eshte mesimi i cdo gjuhe te huaj, por “gjella me kripe e kripa me karar” thote populli!
Se kam frike qe…Kur te vendosim mesimin e turqishtes ne shkolla, si do tua shpjegojme femijeve tane pushtimin prej 500 vjetesh nga turqia?

4…
Do te na duhet te ndryshojme edhe tekstet e historise pastaj ku pushtimin turk ta paraqesim me te moderuar, me pak te demshem sec ishte ne fakt! Por do te na duhet ndoshta te rishohim edhe qendrimin ndaj te famshmit dhe krenarise sone kombetare me fame nderkombetare, Skenderbe!
E cudishme shume do te jete!!!

5…
Nuk di si do t’ua shpjegojme femijeve tane ate se …
Ate qe nuk e bene dot me 500 vite lufte, ne ua dhurojme ne tavoline turqve tane …miq per koke te politikave tona!

6…
A do mundemi valle ne justifikojme kete dreq manie per t’u servilosur gjuheve te huaja me kaq perkushtim e per te lene tonen kaq pas dore?!!!

Kujtoj ketu servilizmin ndaj rusishtes ne kohen e diktatures! Pas viteve 90 perkushtimin e madh ndaj anglishtes…e sot kemi fillesat e nje devotshmerie per te zoteruar turqishten!
Duke mos harruar se kemi studente qe nuk dine te shkruajne shqipen! E me sa duket kjo nuk na shqeteson fare!

7…
Po a e kemi menduar pastaj oreksin e gjuheve te tjera te fqinjeve, qe te greket e me tej, per te qene pjese e “studencave” te femijeve tane?! Ehhh c’do te fusim ne sherr mes njeri-tjetrit per te dominuar ne studimet ne shkollat tona!!!
Zot na ruaj nga cudirat shqiptare! Na ruaj fort!

Po pse xhanem nuk mendojme kurre per pasojat e ardhmerise? Perse gjykojme vec per perfitimet e castit, te momentit, qofshin keto edhe politike! Theksoj ketu qe per kete fakt asnjera nga partite politike nuk reagoi, por e kaloi ne heshtje!

Nuk diii…
Kur do heqim dore ne shqiptaret nga vleresimi i gjese se tjetrit me shume se ajo qe eshte jona?! Kur do kujtohemi se ndryshimi nis nga permiresimi i vetes e jo i hapjes se deres te tjereve! E cuditshme !

PS
Nuk kam asgje ma ate cfare ofrojne kolegjet turke, perkundrazi!
Problemi eshte sa i thelle mendoj, aq ceket i trajtuar…njejte si ajo perkujtimore vendosur dikur ne Tirane ne kujtim te ushtareve turq !